Jep dorëheqjen kreu i Gjykatës së Apelit në Vlorë

Vlora

Jep dorëheqjen kreu i Gjykatës së Apelit në Vlorë

Më: 31 janar 2017 Në ora: 14:01
Kreu i Gjykatës së Apelit në Vlorë, Ilir Çeliku

Ka dhënë dorëheqjen kreu i Gjykatës së Apelit në Vlorë, Ilir Çeliku.

Ende nuk dihen arsyet e sakta se përse Çeliku është dorëhequr, por mësohet se largimi i tij me dëshirë nga Gjyqësore ka të bëjë me procesin e nisur të shqyrtimit të pasurive të gjyqtarëve dhe të prokurorëve.

Ndërsa, po ditën e sotme kanë dhënë dorëheqjen edhe 2 gjyqtarë të tjerë dhe një prokuror.

Bëhet e ditur se gjyqtarja e Gjykatës së Lartë, Mirela Fana dhe gjykatësi i Elbasanit, Ilir Pasha dhanë dorëheqjen për arsye personale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat