Moti i keq shkakton problem në Vlorë, pezullohet ankorimi i tragetit Brindizi-Vlorë

Vlora

Moti i keq shkakton problem në Vlorë, pezullohet ankorimi i tragetit Brindizi-Vlorë

Më: 7 mars 2017 Në ora: 10:57
Pamje nga Vlora

Mot i keq dhe me erëra të forta ka bërë që ankorimi i një trageti në Vlorë të shtyhet për një moment të dytë.

Si pasojë e dallgëzimit të detit, trageti i linjës Brindizi-Vlorë po qëndron në Radë deri sa të shihet e nevojshme ankorimi i tij. Ndërsa, mësohet se nga moti i keq është paralizuar i gjithë trafiku detar.

Janë rreth 230 persona që po qëndrojnë në këtë traget në pritje të ankorimit të anijes pas qetësimit të detit.

Nga se bëhet e ditur, dallgët e detit në Vlorës shkojnë deri në 7 ballë, ku moti i keq me erëra të forta ka përfshirë të gjithë qytetin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat