Gjendet një pako e dyshimtë në Vlorë

Vlora

Gjendet një pako e dyshimtë në Vlorë

Më: 10 prill 2017 Në ora: 08:59
Policia në vendin e ngjarjes

Një pako e dyshimtë është gjetur poshtë një makine të parkuar në qytetin e Vlorës, por që fatmirësisht nuk ka shpërthyer.

Objekti i dyshimtë rezultoi të ishte tritol dhe ishte vendosur gjatë natës nga ana e shoferit poshtë sediljes. Në vendngjarje mbërritën policia dhe forcat xheniere, të cilët çmontuan pakon e dyshimtë.

Makinës që i është vendosur tritol është në pronësi të Bashkim Brahimajt. Ka qenë vet pronari i mjetit që konstatoi pakon e dyshimtë kur doli nga shtëpia për të çuar vajzën në shkollë.

Bashkim Brahimaj është vëllai i Isuf Brahimajt, i cili është vrarë në vitin 2014.

Bashkim Brahimajt i është vendosur edhe dy herë të tjera tritol poshtë makinës, por ka mundur të shpëtojë.

Hetuesit janë duke punuar për të zbardhur shkaqet e kësaj ngjarje, që paraprakisht dyshohet se ka lidhje me trafikun e drogës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat