Vlora nuk u ndahet palmave, mbillen 200 “Uashington” në lungomare

Vlora

Vlora nuk u ndahet palmave, mbillen 200 “Uashington” në lungomare

Më: 15 prill 2017 Në ora: 00:33
Në Vlorë janë mbjellë 200 palma të llojit Uashington

Në Vlorë përgjatë shëtitores së Lungomares janë mbjellë 200 palma të llojit Uashington, që i rezistojnë sëmundjeve. Krybashkiaku Leli vlerësoi se me palmat janë një element spikatës mesdhetar në ansamblin e gjelbërimit gjithëvjetor të Vlorës.

200 palma të reja “Uashington”, një lloj që i reziston sëmundjeve, i shtohen hapësirës së Lungomares në Vlorë, shëtitores në proçes ndërtimi.

Kryebashkiaku Dritan Leli vlerësoi se me këto pemë që simbolizojnë imazhin mesdhetar të qytetit, investim 10 milionë lekë në total, plotësohet një prej dimensioneve dekorative të traditës, por krijohet edhe një element spikatës në ansamblin e gjelbërimit gjithëvjetor të Vlorës.

Palmat me lartësi mbi 8 metra, të përzgjedhura posaçërisht për t’i rezistuar klimës në Vlorë, përveç hijeshisë që do i japin segmentit nga Skela tek ish-Akademia e Marinës, do të zëvendësojnë edhe pemët e dëmtuara në pjesën tjetër të qytetit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat