Vlorë, zbulohen gurë varresh të ushtarëve italianë të rënë në 1917

Vlora

Vlorë, zbulohen gurë varresh të ushtarëve italianë të rënë në 1917

Më: 21 maj 2017 Në ora: 06:19
Guret e varreve

Artan Shkreli, këshilltar i kryeministrit Edi Rama për Trashëgiminë Kulturore, shkruan në faqen e tij të Facebook se në Vlorë janë bërë disa zbulime të rëndësishme.

Shkreli ka postuar foto të disa pllakatave guri të cilat sipas tij i përkasin varreve të ushtarëve italianë të rënë gjatë Luftës së Dytë Botërore në Vlorë.

Image

Ai thotë se gurët do të ekspozohen në një vend të përshtatshëm në qytetin bregdetar. Gurët kanë mbishkrime, por janë të palexueshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat