Atentati me dy viktima në Vlorë, shoqërohen 20 persona

Vlora

Atentati me dy viktima në Vlorë, shoqërohen 20 persona

Më: 25 maj 2017 Në ora: 10:03
Atentati në Vlorë

Policia ka shoqëruar 20 persona në lidhje me atentatin e mbrëmjes së djeshme në qytetin e Vlorës, ku mbeti viktimë drejtori i OSHEE, Roland Saliu dhe drejtori i një televizioni privat, Erven Hyseni.

Ende nuk është konfirmuar të ketë në pistë zyrtare për sa i përket hetimeve, ndërkohë që policia ka sekuestruar edhe kamerat e sigurisë për të hedhur ditë mbi ngjarjen.

Atentati ka ndodhur ditën e djeshme rreth orës 19:30 dhe mësohet se autorët kanë qëlluar nga një automjet me breshëri kallashnikovi.

Ndërkohë uniformat blu kanë shoqëruar 20 persona në komisariat për të marrë deponimet e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat