E gjithë Vlora në varrimin e kreut të OSHEE

Vlora

E gjithë Vlora në varrimin e kreut të OSHEE

Më: 25 maj 2017 Në ora: 15:49
Varrimi ne Vlore

Trupi i pajetë i drejtorit të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në Vlorë, Roland Sali, i cili u vra në një atentat mbrëmjen e së mërkurës, u përcoll për në banesën e fundit.

Të shumtë ishin njerëzit që gëzonin respekt për kreun e OSHEE-së në këtë qytet, babai i tre fëmijëve që sipas hetimeve paraprake dyshohet të mos ketë qenë objektiv i atentarorëve, por që nuk i shpëtoi dot breshërisë së kallashnikovit.

Roland Saliu sapo ishte bashkuar në tavolinën e pronarit të lokalit në sheshin e Flamurit, Mirvjen Hysenit, i cili mbeti gjithashtu i vrarë dhe dyshohet se ishte shënjestra e autorëve. Në ceremoninë e varrimit të drejtorit të OSHEE ka patur pjesëmarrje të madhe të të afërme të tij, por edhe të banorëve të Vlorës që e kanë njohur.

Ata kanë shkuar të ngushëllojnë pranë familjes si dhe janë rreshtuar ne kortezhin mortor. Policia ende nuk ka një pistë konkrete për ngjarjen e rëndë, ndërsa pasi qëlluan nga automjeti duke lëshuar breshërinë e automatikut dhe duke rrezikuar të shkaktonin një tragjedi me më shumë viktima, autorët janë larguar me BMË e cila u gjë e djegur prej tyre në zonën e Panajasë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat