Mesazhi prekës i gruas së biznesmenit të vrarë disa ditë më parë!

Vlora

Mesazhi prekës i gruas së biznesmenit të vrarë disa ditë më parë!

Më: 5 qershor 2017 Në ora: 09:57
Elisabeta

Pak dite me pare, ne mes te Vlores humben jeten pas nje ekzekutimi drejtori i OSHEE se qytetit Roland Saliu dhe biznesmeni Mirvjen Hyseni, pronar i nje televizioni lokal. Bashkëshortja e biznesmenit të vrarë ka shperndarë nje status mjaft prekës ne profilin e saj ne rrjetet sociale.

“Ti ma bërë me hile, por unë të kam falur…Me ikjen tënde, unë do bëhem me e forte, do t’u tregoj të tjerëve se ti mungon vetëm fizikisht, se unë jam femra më krenare që kam pasur një bashkëshort si ty, që jam nëna e fëmijës tend”, shkruan ajo nder te tjera.

Statusi i plotë:

Më shohin e mendojnë së jam e thyeshme prej kristali si rrëzëllima e shamisë që kam të lëshuar mbi supe… unë jam aq e fortë, e kam zemrën të shtrënguar me një engjëll, mua ma mbron shpirtin qielli. Ti ma bërë me hile, por unë të kam falur…

Me ikjen tënde, unë do bëhem me e forte, do t’u tregoj të tjerëve se ti mungon vetëm fizikisht, se unë jam femra më krenare që kam pasur një bashkëshort si ty, që jam nëna e fëmijës tënd.

Nuk më ke lënë vetëm vlerat e tua… më drejtove diku ashtu si di të bësh vetëm ti ….

E di si them shpesh?! Mua zoti më ka dashur shumë, po po, më ka dhënë pesha të rënda në jetë sepse ai e di që unë jam e fortë dhe do t’i mbaj, e në rrugë do mësoj të kthej dhimbjen në forcë, e lotët të m’i vjedh vetëm prej gëzimit!

Ti je gjithë vendimet që marr në jetë! Ti je gjithë suksesi im, je rrahja e shpeshtë e zemrës time…

Unë vërtetë nuk do jem më një grua në jetë po do jem nëna e vajzës të mrekullueshme që zoti na dhuroi. Drejtësia jote do shkoj në vend dhe një dite njerëzit do tregojnë historinë tone: Ishte njëherë ne Vlore Eli&Veni..

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat