Blerje votash edhe në Vlorë, procedim penal për tre shtetas

Vlora

Blerje votash edhe në Vlorë, procedim penal për tre shtetas

Më: 24 qershor 2017 Në ora: 11:57
Ilustrim

Policia njofton për një tjetër denoncim për blerje votash, në Vlorë. Burime zyrtare nga Drejtoria e Vendore e Policisë se qytetit bregdetar bëjnë me dije se është konstatuar një rast në këtë qytet dhe ka nisur procedimi për tre persona.

Sipas të dhënave zyrtare, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, në ngarkim të shtetasve me iniciale A. A.; N. H.; dhe G.O., sepse kanë kryer veprime me shtetas të ndryshëm, për blerjen e votave për subjekte elektorale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat