Policia merr masa për sezonin turistik në Vlorë

Vlora

Policia merr masa për sezonin turistik në Vlorë

Më: 6 korrik 2017 Në ora: 13:53
Vlorë

Drejtoria e Policisë së Vlorës ka marrë të gjitha masat për mbarëvajtjen e sezonit turistik.

Shefi i Rendit në këtë drejtori, Shpëtim Hasanaliaj në një pronocim për mediat tha se janë angazhuar 300 efektivë për të monitoruar të gjitha zonat turistike dhe për t’u siguruar pushuesve e qytetarve të Vlorës nje sezon të qetë.

Hasanaliaj tha se do të ketë dhe forca shtesë të nisura nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, shkruan Top Channel.

Ndërkohë, këtë të enjte uniformat blu shpërndanë fletëpalosje ku u bëhet thirrje të gjithë pushuesve që të denoncojnë çdo incident në numrat pa pagesë 129 dhe 126, ku mund të kërkojnë edhe ndihmë.

Hasanaliaj tha gjithashtu se pritet të ketë një takim me prefekten e qarkut të Vlorës në lidhje me masat e sezonit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat