Kapet autori i zjarrvenies, 150 hektarë pyje të djegura në Vlorë

Vlora

Kapet autori i zjarrvenies, 150 hektarë pyje të djegura në Vlorë

Më: 15 korrik 2017 Në ora: 11:17
Ilustrim

Arrestohet ditën e sotme shtetasi Ylli Hoxhaj, 63 vjeç, i akuzuar për zjarrvënie të qëllimshme në fshatin Mavrovë të Selenicës.

63 vjeçari, banues në fshatin Mavrovë, Bashkia Selenicë, pasi nga hetimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas është autori kryesor i dyshuar në lidhje me ngjarjen e ndodhur.

Policia e Vlorës ka bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e tij.

Raporti i policisë së Vlorës

Më datë 11.07.2017, në fshatin Mavrovë të Njësisë Administrative Kotë, në vendin e quajtur “Blodua” është djegur një sipërfaqe toke prej 150 hektarësh pyll-shkurre dhe një sipërfaqe tjetër prej 2.2 hektarësh në të cilën janë shkatërruar rreth 300 rrënjë ullij (10-vjeçarë) në pronësi të 3 shtetasve të tjerë, bashkëfshatarë të autorit në fjalë.

Shtetasi Ylli Hoxhaj, dyshohet se është autori i zjarrvënies së qëllimshme në lidhje me këtë ngjarje. Materialet janë referuar në Prokurori në ngarkim të tij për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, parashikuar nga neni 151 i Kodit Penal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat