Tragjedia me 4 të mbytur në Vlorë, Berisha ka dy fjalë për Ramën!

Vlora

Tragjedia me 4 të mbytur në Vlorë, Berisha ka dy fjalë për Ramën!

Më: 16 korrik 2017 Në ora: 15:37
Tragjedia ne Vlore

“Rama fyen të vdekur dhe të gjallë! Për të, zia e të tjerëve nuk ekziston!”.

Kështu është shprehur ish kryeministri Sali Berisha në një status në Facebook lidhur me tragjedinë e djeshme me 4 të mbytur në Vlorë.

Berisha thotë se Rama fyen të gjithë shqiptarët dhe në vend se të ngushëllojë familjet për dhimbjen e madhe, mburret në Dhërmi.

STATUSI I BERISHËS

Të dashur miq, në vend të ngushëllimit për familjet e katër viktimave, për t’iu lehtësuar sadopak dhimbjen e madhe dhe zinë, Edvin Kristaq Rama të duket sikur ka zgjedhur t’u thotë atyre, vlonjatëve e shqiptarëve se unë kam qejfet e mia dhe nuk më plasi se u mbytën ata. Ai mburret me cinizëm me qefin që po shijon në Dhërmi duke postuar sot pamje të Gjirit të Gjipesë. Me këtë akt cinik Rama ngjet më i zi se zia! 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat