10-vjeçarja e mbytur tragjikisht në Portonovë, ja pamjet e rënda nga vendngjarja

Vlora

10-vjeçarja e mbytur tragjikisht në Portonovë, ja pamjet e rënda nga vendngjarja

Më: 16 gusht 2017 Në ora: 18:53
Foto nga vendi i ngjarjes

Këto janë pamjet e rënda të trupit të pajetë të 10-vjeçares së mbytur sot tragjikisht në Portonovë.

Siç edhe shihet nga video, në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor që ka bërë kqyrjen e jashtme të trupit të viktimës, që u transportua më pas për në morgun e Spitalit Rajonal të Vlorës.

Njoftimi i policisë

Në Sallën Operative të Policisë ka ardhur një telefonatë se në vendin e quajtur ”Portanovë”, se tre shtetas të cilët ishin brenda në det kërkonin ndihmë.

Më ndihmën e pushueseve të rastit dhe të Policisë është bërë e mundur nxjerrja e tre shtetaseve nga deti, konkretisht shtetasja V.H., banuese në Kërkovë, së bashku me 2 vajzat e saj, ku njëra nga vajzat, shtetësja A.H., 10 vjeçe ka ndërruar jetë, ndërsa vajzës tjetër i është dhëna ndihma e parë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shtetasja V.H, është transportuar për të marrë ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Vlorë. Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat