Kjo është gjendja katastrofike e rrugës së vetme që të sjell në Vlorë

Vlora

Kjo është gjendja katastrofike e rrugës së vetme që të sjell në Vlorë

Më: 13 nëntor 2017 Në ora: 08:11
Vlorë

Të shkosh drejt qytetit të Vlorës nuk është e lehtë.

Në të vetmen nyje që shërben si hyrje dhe dalje të qytetit, përballesh me gropa dhe pa sinjalistikë.

Gjurmët e një aksidenti tragjik të kohëve më parë, janë aty. Në këtë gropë përfundoi një makinë dhe një djal i ri humbi jetën.Kanë kaluar muaj dhe asgje nuk ka ndryshuar. 

Shiritat e dëmtuar tregojnë për një emergjencë të shkuar.

Gropa është e hapur dhe jo e siguruar. 

Ndriçim nuk ka dhe kalimi këtu është rrisk.Me braktsjen e punimeve per By pass-in e Vlorës, gjendja e hyrjes së qytetit është përkeqësuar. Në të dy krahët ka gropat e mëdha janë shtuar.

Dy prej tyre u hapën gjatë punimeve dhe u lanë pa asnjë barrierë mbrojtëse.E vetmja nyje hyrëse e dalëse e Vlorës, më tepër i ngjason një hyrje fshati të braktisur se një qyteti bregdetar.

Image
Image
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat