Sekuestrohen 77 kg drogë në Vlorë, arrestohet një 51-vjeçar - Bota Sot
Sekuestrohen 77 kg drogë në Vlorë, arrestohet një 51-vjeçar

Vlora

E shtunë, 17 nëntor 2018

Sekuestrohen 77 kg drogë në Vlorë, arrestohet një 51-vjeçar

Më: 19 dhjetor 2017 Në ora: 09:28
Droga ne Vlore

Policia e Vlorës ka bërë të mundur ditën e djeshme sekuestrimin e një sasie prej 77 kg kanabis sativa.

Lënda narkotike e llojit Cannabis Sativa e paketuar në 27 pako dhe e vendosur në çanta sporti, është gjetur në brendësi të mjetit tip ''Opel'', i cili drejtohej Renato Agalliu.

Blutë e Vlorës sqarojnë se pas peshimit përfundimtar, lënda narkotike ka rezultuar të jetë 77 kg, ndërsa ka vënë në pranga Renato Agalliu, 51 vjeç, banues në Fier.

 Po ashtu, nga ana e policisë po punohet për identifikimin dhe kapjen e të tjerë shtetasve të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, në ngarkim të shtetasit të mësipërm për veprime të mëtejshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test