298 mijë eurot e bllokuara në Vlorë, u transferuan nga një shtet afrikan

Vlora

298 mijë eurot e bllokuara në Vlorë, u transferuan nga një shtet afrikan

Më: 23 dhjetor 2017 Në ora: 09:47
Ilustrim

Policia e Vlorës bëri të ditur dje bllokimin e një shume financiare prej 298324 euro me dyshimin e pastrimit të parave.

Burime nga prokuroria theksuan se paratë e bllokuara ishin në dy llogari bankare, në vlerat e 162 mijë dhe 136324 euro, ndërsa ato ishin në emrin e një shtetaseje, e cila figuron e papunë dhe nuk justifikon shumat e bllokuara.

Të dy llogaritë bankare ishin hapur nga shtetasja Tatjana. B., ndërsa burimet bëjnë të ditur se shumat e parave janë transferuar nga një shtet afrikan, Nigeria.
Mësohet se personat që kanë kryer transfertat janë identifikuar, janë banorë të Vlorës dhe kanë precedentë të theksuar kriminalë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat