Histori shqiptare, 27 muaj pa marrë rrogën

Vlora

Histori shqiptare, 27 muaj pa marrë rrogën

Më: 30 dhjetor 2017 Në ora: 13:35
Punonjësit e degës së Armo-s në Vlorë

Mbi 30 punonjës së degës së Armo-s në Vlorë, kane shpresuar sërish në kalimin e pagave të tyre. Ata kanë jo pak, por 27 muaj pa marrë një rrogë.

Prej qershorit të vitit 2015 edhe pse vijojnë rregullisht punën në degën e kompanisë në Vlorë, punonjësit mbeten të papaguar. Ata kanë shpresuar sërish më kot për pagat e tyre, të cilat nuk kanë kaluar sipas premtimit të bërë, pas protestës së pak ditëve më parë.

Përpara ambienteve të bankës së nivelit të dyte në Vlorë, punonjësit kanë paralajmëruar përshkallëzim të protestave të tyre, deri në bllokimin e rrugës, por edhe bllokimin e mjeteve lundruese që për llogari të kompanisë ku ata punojnë ankorohen në portin e Vlorës.

Por edhe pse kanë kërkuar një të drejtë për pagat, ne momentin kur janë gjendur para bankës duke shprehur serish shqetësimin e tyre, punonjësit e ARMO nuk kanë munguar të konfliktohen edhe me rojet e bankës që kërkuan largimin e tyre. Punonjësit e ARMO-s kanë deklaruar se janë ndeshur sërish ne mashtrimin e radhës për pagat, ndërsa kane ritheksuar përshkallëzim të protestave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat