Rrëzohet palma në Vlorë, zë poshtë fëmijën

Vlora

Rrëzohet palma në Vlorë, zë poshtë fëmijën

Më: 30 dhjetor 2017 Në ora: 15:22
Pamje nga aksidenti

Një incident është shënuar natën e mbrëmshme në Vlorë.

Pas reshjeve të ditëve të fundit, një palmë që ndodhej në anë të rrugës kryesore Vlorë-Skelë është rrëzuar e për pasojë ka lënduar një fëmijë të vogël, i cili rastësisht ndodhej aty pranë në ato momente.

Fatmirësisht, sipas të dhënave paraprake, fëmija është lënduar pak dhe nuk ka asnjë rrezik për jetën. Kalimtarë të rastit i kanë ardhur në ndihmë fëmijës, i cili fillimisht është trembur dhe është qetësuar me vështirësi.

Mësohet se palma e rrëzuar ishte e kalbur në rrënjë prej thatësirës. Raste të tilla të ngjashme janë shënuar edhe më parë, e për pasojë kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale, sidomos kur rrëzohen mbi automjetet e parkuara pranë tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat