Vlorë, digjet magazina pranë bashkisë

Vlora

Vlorë, digjet magazina pranë bashkisë

Më: 2 janar 2018 Në ora: 22:25
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një zjarr i fuqishëm ka shokuar Vlorën mbrëmjen e sotme. Mësohet se zjarri ka rënë në një magazinë ushqimore.

Kjo njësi tregëtare ndodhet shumë pranë bashkisë së qytetit bregdetar.

“Rreth orës 21:10, Salla Operative Vlorë është njoftuar nga një telefonatë se në lagjen ”15 Tetori”, ka rënë zjarr në një magazinë. Shërbimet e Policisë dhe ato zjarrëfikse kanë shkuar menjëherë pranë vendit të ngjarjes duke bërë të mundur edhe shuarjen e flakëve të zjarrit”, njofton policia.

Nga verifikimi paraprak dyshohet se si pasojë e një shkëndije elektrike ka rënë zjarr në magazinën me mallra ushqimorë në pronësi të shtetasit G.Xh..

Prej flakëve të zjarrit ka vetëm dëme material, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat