Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri në orët e pasdites së të martës në qytetin e Vlorës.
Mësohet se plagosje ka ndodhur në lagjen “28 nëntori”, ku persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me armë një person, i cili ishte duke udhëtuar me një automjet “Fiat Punto”.
Forca të shumta policie kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve.