Darkoi me gruan dhë fëmijët. Kush është biznesmeni që u gjet i vdekur dhe dyshimet

Vlora

Darkoi me gruan dhë fëmijët. Kush është biznesmeni që u gjet i vdekur dhe dyshimet

Më: 18 maj 2018 Në ora: 13:00
Më herët ngjarja u raportua si vetëvrasje, por nga inspektimi i kryer dyshohet se pista kryesore mund të jetë vrasja.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Vlorës.

Në Sheshin e Flamurit është gjetur i vdekur një djalë i ri, 26 vjeç.

Sipas burimeve të Policisë, i riu është identifikuar si Albano Imeraj, ndërsa në vendngjarje është gjetur dhe një thikë.

Më herët ngjarja u raportua si vetëvrasje, por nga inspektimi i kryer dyshohet se pista kryesore mund të jetë vrasja.

Të njohurit e tij shprehen të shokuar nga ngjarja dhe ato nuk e besojnë se Albano mund të ketë vrarë vetën.

Albano ishte baba i një djali 2 vjeç, ndërkohë që një ditë më parë është parë të darkojë më bashkëshorten dhe familjarët e tij.

Gjithashtu Albano ishte dhe pronar i një diskoje në qytetin e Vlorës.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat