Prindërit e Ridvan Zykajt fshihen nga frika e hakmarrjes

Vlora

Prindërit e Ridvan Zykajt fshihen nga frika e hakmarrjes

Më: 11 gusht 2018 Në ora: 20:19
Pamje nga varrimi

Në ceremoninë e varrimit të 8 viktimave të masakrës së Selenicës ka munguar familja e autorit të krimit, Ridvan Zykaj.

Mësohet se prindërit e tij, vëllai dhe motra janë larguar nga fshati nga frika e hakmarrjes. Para masakrës, familjet nga i njëjti fis jetonin pranë njëra tjetrës.

Ndërkohë këshilli bashkiak ka vendosur ta shpallë të hënën, dite zie dhe ka akorduar një fond prej 12 milionë lekësh për mbulimin e shpenzimeve të varrimit.

Mësohet se 5 nga viktimat e mbrëmshme kanë qenë me ndihmë sociale nga Bashkia e Selenicës për shkak të vështirësive ekonomike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat