Pse do e mbroja monstrën e Selenicës, nëse do isha avokat

Vlora

Pse do e mbroja monstrën e Selenicës, nëse do isha avokat

Nga: P.R Më: 14 gusht 2018 Në ora: 15:23
Ritvan Zykaj

Edmond Bejtjaj, Inxhinieri i naftës nga Shqipëria, përmes një postimi ka treguar arsyet pse do ta mbronte monstrën e Selenicës, i cili vrau 8 persona ditë më parë në Vlorë.

“Madje këtij plakut nuk i thanë asgjë as akuzat që viktimat e tjera të familjes së tij i bënin rregullisht të mjerit që u kthye në monstër, duke i kërkuar pulat që mungonin në qymeze, derisa e bënë të shfrynte: Boll se do ju bëj hatanë! Kështu që unë do ta mbroja këtë vrasësin, pa ditur se kë të akuzoja më parë për gjakun që u derdh, ngaqë mendoj se aty ka shumë fajtore, po shumë fare”, shkruan Bejtjaj, përcjellë “Bota sot”.

Ky është postimi i plotë:

Pse do e mbroja monstrën e Selenicës, nëse do isha avokat

Image
Edmond Bejtjaj

E megjithatë, nëse do isha avokat, do ta merrja përsipër me dëshirë mbrojtjen e atij të mjerit që vrau gjysmën e fisit të tij. Sepse shoh që dalin mbi ujë ca detaje, të cilat e heqin nga shpina e tij një pjesë të peshës së gjëmës që shkaktoi: -Imagjinoni jetën e një individi në një humbëtirë si ajo atje, mes fisit, deleve e ndonjë parcele hashash, pa shkollë, libra, shoqëri, qytetërim, e ku rrjeti social është dalja e vetme nga humbëtira.

Ai djalë paska tentuar të vrasë veten ca kohë më parë, gjë që më bën të mendoj se nuk ishte krejt pa tru e pa shpirt, e megjithatë kjo nuk u tha asgjë atyre të mjerëve të tjerë që e rrethonin, përfshirë atë plakun e familjes që tani thotë “ma sillni ta vras me dorën time”.

Madje këtij plakut nuk i thanë asgjë as akuzat që viktimat e tjera të familjes së tij i bënin rregullisht të mjerit që u kthye në monstër, duke i kërkuar pulat që mungonin në qymeze, derisa e bënë të shfrynte: Boll se do ju bëj hatanë! Kështu që unë do ta mbroja këtë vrasësin, pa ditur se kë të akuzoja më parë për gjakun që u derdh, ngaqë mendoj se aty ka shumë fajtore, po shumë fare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat