Ministrat në skaner, Rama mbledh kabinetin në Vlorë - Bota Sot
Ministrat në skaner, Rama mbledh kabinetin në Vlorë

Vlora

Ministrat në skaner, Rama mbledh kabinetin në Vlorë

Më: 24 gusht 2018 Në ora: 10:46
Pamje nga vendi i ngjarjes

Pas një mbledhjeje të qeverisë në muajin korrik në Tiranë, Kryeministri Rama ka thirrur anëtarët e kabinetet në qytetin e Vlorës, për një tjetër raportim të punës së tyre.

Të pranishëm në takimin e sotëm, përveç ministrave të qeverisë “Rama 2”, janë edhe Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi dhe Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla.

Në mbledhje pritet që ministrat të raportojnë pr punën e tyre gjatë vitit, projektet e realizuara, ato të parealizuara dhe vështirësitë që kanë hasur.

Ky takim i sotëm pritet të jetë edhe një skaner i fortë për të gjithë ministrat, pasi vetëm pas këtij raportimi do të vendoset edhe fati i tyre, nëse do të mbeten pjesë e kabinetit, apo do të preken nga largimet e paralajmëruara nga Rama, në muajin shtator.

Në përfundim të takimit të Vlorës, pritet të njoftohet edhe mbledhja e Asamblesë së Partisë Socialiste, që me gjasë pritet të mbahet më 8 Shtator dhe pikërisht në atë mbledhje, Rama do të japë edhe vendimin për fatin e ministrave të tij.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test