Djegiet e makinave në Vlorë, policia: Paralajmërime ose larje hesapesh - Bota Sot
Djegiet e makinave në Vlorë, policia: Paralajmërime ose larje hesapesh

Vlora

E hënë, 19 nëntor 2018

Djegiet e makinave në Vlorë, policia: Paralajmërime ose larje hesapesh

Më: 9 shtator 2018 Në ora: 16:20
Zjarrevëniet e qëllimshme tek automjetet shikohen nga policia si paralajmërime apo larje hesapesh.

Dhjetëra ngjarje zjarrëvenie të makinave janë regjistruar ne qytetin e Vlorës kohët e fundit, ku rasti më i fundit është shënuar në orët e para t mëngjesit të së dielës, e shumë kanë mbetur të pazbardhura nga policia.

Zjarrevëniet e qëllimshme tek automjetet shikohen nga policia si paralajmërime apo larje hesapesh.

Ndër ngjarjet më të rënda të kësaj natyre është atentati me eksploziv në mjetin e ish-gjyqtarit të Vlorës, Skerdilajd Konomi, ngjarje kjo ende e pazbardhur.

Edhe pse motivet janë të qarta për shumë atentate me eksploziv apo djegie automjetesh, autorësia e tyre ka mbetur enigmë.

Për ekspertët e policisë lokale që e njohin mire situatën e krijuar, këto ngjarje janë pjesë e luftës e rrjeteve kriminale që janë në qytet ku herë pas here raportohet edhe për persona të zhdukur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test