Operacion policor gjatë natës në lagunën e Nartës kundër peshkimit të paligjshëm - Bota Sot
Operacion policor gjatë natës në lagunën e Nartës kundër peshkimit të paligjshëm

Vlora

E hënë, 19 nëntor 2018

Operacion policor gjatë natës në lagunën e Nartës kundër peshkimit të paligjshëm

Më: 3 tetor 2018 Në ora: 07:41
Foto ilustrim

Policia e Vlorës ka zhvilluar një operacion gjatë gjithë natës në luginën e Nartës kundër peshkimit të paligjshëm. . Operacioni u zhvillua në bashkëpunim me Organizatën për Mbrojtjen e Peshkut, OMP. 

Disa persona janë shoqëruar në komisariat për t'u marrë në pyetje dhe disa varka janë sekuestruar, pasi përdoreshin për gjueti të paligjshme.

Operacioni erdhi pas denoncimeve të vazhdueshme nga peshkatarët e ligjshëm që kanë pasur deri edhe përplasje fizike me persona të paautorizuar për të peshkuar dhe që përdornin mjete të ndaluara nga ligji për ligji.  Detajet e opeacionit pritet të jepen nga Policia.

Gjuetia e paligjshme e bëri të pamundur jetën e flamingove në këtë zonë, të cilët shtegtuan pas prishjes së habiteteve të tyre. Kohët e fundit ata kanë nisur të ripopullojnë sërish zonën, por gjuetarët e paligjshëm mbeten ende kërcënim për ta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test