Në radhë për legalizim. Në Vlorë, në pritje prej vitesh për ndërtimet problematike - Bota Sot
Në radhë për legalizim. Në Vlorë, në pritje prej vitesh për ndërtimet problematike

Vlora

E shtunë, 17 nëntor 2018

Në radhë për legalizim. Në Vlorë, në pritje prej vitesh për ndërtimet problematike

Më: 17 tetor 2018 Në ora: 15:51
Në radhë për legalizim

Nga 30 mijë dosje që janë në proces legalizimi, 10 mijë prej tyre kanë marrë zgjidhje për banorët e rrethit të Vlorës. Dita e mërkurë është dhe dita e pritjes së qytetarëve nga drejtues së këtij institucioni , dhe në këtë ditë shënohen radhë të gjata në sportelet e zyrave të ALUIZNI Vlorë.

Qytetarë të shumtë presin prej vitesh të legalizojnë banesat e tyre. Për Top Channel qytetarët vlonjatë shprehen se prej shumë kohësh enden dyerve të zyrave, por që nuk kanë marrë asnjë zgjidhje, madje ka nga ata qytetarë që kanë dorëzuar dokumentet për legalizim para shumë vitesh, por që ende nuk i kanë përfituar ato.

Ndërkohë që qytetarët shprehen se në zyrat e këtij institucioni asnjëherë nuk është marrë zgjidhje, edhe pse kemi ardhur pothuajse çdo ditë.

Shumë objekte dhe banesa që kërkojnë legalizim janë ndërtuar mbi zona historike, dhe për këtë , legalizimi i tyre kërkon një procedurë të veçantë, e cila zgjat, ose nuk legalizohet.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test