Sherr në lokalin e Vlorës, plasin të shtënat me pistoletë

Vlora

Sherr në lokalin e Vlorës, plasin të shtënat me pistoletë

Më: 20 tetor 2018 Në ora: 00:11
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një përplasje me fjalë e më tutje me grushte, është agravuar në përdorimin e armës.

I plagosuri është Aleksandër Vasili 26-vjeç, ndërsa është dërguar me urgjencë në spital dhe raportohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën, pasi ka vetëm një plagë në këmbë

Sipas të dhënave të para, bazuar te dëshmitë nga vendi i ngjarjes, konflikti ka nisur në lokal, ndërsa më pas kanë dalë jashtë ambienteve për t’u sqaruar dhe njëri prej tyre ka qëlluar Vasilin me armë duke e plagosur në këmbë.

 “Mbrëmjen e sotme rreth orës 21:14, në Spitalin Rajonal Vlorë ka shkuar i plagosur në këmbë dyshohet me armë zjarri një 26-vjeçar. Menjëherë shërbimet e policisë pas hetimeve paraprake kanë konstatuar se në lagjen ’24 Maj’ në zonën e Çoles Vlorë, pranë një lokali dyshohet se një person ende i paidentifikuar, ka qëlluar me armë zjarri shtetasin A.V., 26 vjeç, banues në Vlorë, i cili sipas mjekëve ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Grupe të posaçme të Policisë Vlorë janë shpërndarë nëpër qytet, konkretisht në akset rrugore kryesore me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit. Dyshohet se konflikti ka ndodhur për motive të dobëta. Vazhdojne hetimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njoftoi Policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat