Investimet në rrjet, OSHEE kufizon energjinë në disa zona të Vlorës

Vlora

Investimet në rrjet, OSHEE kufizon energjinë në disa zona të Vlorës

Më: 27 tetor 2018 Në ora: 14:05
Ilustrim

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE), njofton se për shkak të remonteve të planifikuara në disa zona të Vlorës, do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike.

Në njoftimin e saj, OSHEE shprehet se “do të ketë stakim dhe tokëzim të çelësave 10kV të fidrave TR1 në N/stacionin Himarë, në datën 30 tetor nga ora 08:00’ deri në orën 16:00’. Si pasojë do të mbeten pa energji disa zona në rrethin e Vlorës/ Himarës pjesërisht, Livadhe, Jalë, Vuno, Dhërmi, Kondragjë, Qeparo, Kudhës”.

“Ndërsa për shkak të stakimit dhe tokëzimit të çelësave 10kV të fiderave TR2 në N/stacionin Himarë, në datën 31/10/2018 nga ora 08:00’ deri në orën 16:00, do të jenë pa energji zonat në rrethin e Vlorës si Himarë, Pilur, Potam”, bën të ditur OSHEE.

Po ashtu do të ketë stakim dhe tokëzim të zbarrave 10kV në N/stacionin Kuç, në datën 29 tetor nga ora 09:00’ deri në orën 16:00’ dhe do të mbeten pa energji zonat në rrethin e Vlorës, Kuç dhe Bolenë.

Sipas OSHEE, si pasojë e stakimit dhe tokëzimit të Linjës 35kV L30-31/2 Uji Ftohte – Radhimë, në 31 tetor nga ora 08:00’ deri në orën 16:00, do të mbeten pa energji disa zona në rrethin e Vlorës si Rradhimë, Tragjas, Dukat, Fshat Dukat, Llogara, Jonufer, Orikum, Shen Thanas.

OSHEE njofton gjithashtu se “si pasojë e stakimit dhe tokëzimit të Zbarrave 35kV në N/stacionin Uji Ftohtë në 31 tetor nga ora 08:00’ deri në orën 16:00’ do të mbeten pa energji zonat në rrethin e Vlorës si Uji ftohte, 10 Korriku, Pavarësia, 2 stacione pompimi”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat