Policia: Hetim për makinat e djegura në Vlorë, një prej tyre drejtohej nga një femër - Bota Sot
Policia: Hetim për makinat e djegura në Vlorë, një prej tyre drejtohej nga një femër

Vlora

Policia: Hetim për makinat e djegura në Vlorë, një prej tyre drejtohej nga një femër

Më: 4 nëntor 2018 Në ora: 08:53
Pamje nga vendi i ngjarjes

Policia e Vlorës ka identifikuar se cilët ishin pronarët e dy mjeteve që u dogjën gjatë natës në Vlorë, në orën 4:05 në lagjen "Lef Sallata".

Policia tha se në një parkim në anë të rrugës ka marrë flakë automjeti tip "Volkswagen" në pronësi të një kompanie transporti, por nën përdorimin e një shtetaseje, i cili është djegur plotësisht.

Si rezultat i flakëve është djegur edhe një mjet tjetër ngjitur me të tip "Renault" në pronësi të shtetasit V.M, i cili është dëmtuar pjesërisht.

Po kryhen hetimet për përcaktimim e shkakut të rënies së zjarrit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test