Shpërthimi makinës në Vlorë, reagon Policia Vendore - Bota Sot
Shpërthimi makinës në Vlorë, reagon Policia Vendore

Vlora

Shpërthimi makinës në Vlorë, reagon Policia Vendore

Më: 23 nëntor 2018 Në ora: 17:36
Vlorë

Policia e Vlorës reagon për  ngjarjen e rëndë që ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Vlorë ku një automjet tip “Benz” ka shpërthyer në hyrje të qytetit, pranë një karburanti.

Burimet bëjnë me dije se drejtuesi i mjetit Agron Alushaj 48 vjeç, ka humbur këmbët dhe është në gjendje të rëndë. Nga të dhënat paraprake dyshohet se automjetit i është vendosur një lëndë plasëse dhe se besohet për një atentat ndaj 48-vjeçarit.

Automjeti me targa AA 703 MG sapo kishte dalë nga një lavazh.

Njoftimi i policisë

Rreth orës 16:35, në hyrje të Vlorës pranë një karburanti ka shpërthyer në ecje automjeti i markës Benz.

Si pasojë e shpërthimit ka mbetur i dëmtuar shtetasi A. A., 48, vjeç, i cili ndodhet në sallën e reanimacionit të Spitalit Rajonal Vlorë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje duke kryer hetimet në lidhje me zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave.

Vazhdojnë hetimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test