Pioneri i nacionalizmit. Eshtrat e Syrja Bej Vlorës vendosen në Llakatund

Vlora

Pioneri i nacionalizmit. Eshtrat e Syrja Bej Vlorës vendosen në Llakatund

Më: 28 nëntor 2018 Në ora: 12:35
Eshtrat e Syrja Bej Vlorës u rivarrosën në një ceremoni dinjitoze në fshatin Llakatund të Vlorës

“Nëse nuk flitet në këtë Parlament për çështjen shqiptare, për cilën çështje do të flitet vallë?” Është ky qëndrimi që Syrja Bej Vlora mbajti në Parlamentin osman kur diskutohej çështja shqipe dhe alfabeti me shkronja latine.

Si një personalitet me kontribut të veçantë, eshtrat e Syrja Bej Vlorës u rivarrosën në një ceremoni dinjitoze në fshatin Llakatund të Vlorës, që kanë qenë prona e saraje të dikurshme të familjes Vlora.

Syrja Bej Vlora ishte nëpunës i Perandorisë Osmane, veprimtar i çështjes kombëtare, deputet në Parlamentin osman, ideator dhe ndihmë kryesore në shpalljen e pavarësisë. Gjithashtu, ishte përfaqësues i Përmetit në Vlorë, pikërisht në atë ditë kur kushëriri i tij i dytë, Ismail Qemali, shpalli pavarësinë.

Drejtori i Institutit të Historisë, Beqir Meta, e cilësoi Syrja Bej Vlorën si pinjollin e parë të nacionalizmit shqiptar dhe krijuesi i parë i fermave kapitaliste në Vlorë e Shqipëri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat