Tentoi të digjte dy fëmijët e tij në Vlorë – ndërhyn policia - Bota Sot
Tentoi të digjte dy fëmijët e tij në Vlorë – ndërhyn policia

Vlora

Tentoi të digjte dy fëmijët e tij në Vlorë – ndërhyn policia

Më: 9 dhjetor 2018 Në ora: 14:10
Policia shqiptare

Policia shqiptare ka arrit t’i shpëtoj dy fëmijë nga Vlora pasi që babai i tyre ka tentuar t’i djegë ata duke i spërkatur me benzinë.

Vëllai i të dyshuarit me inicialet Z.Ll., ka njoftuar policinë pasi që ky i fundit ka kërcënuar se do t’i vriste fëmijët dhe veten.

“I dyshuari 40 vjeçar ka shkuar poshtë shtëpisë së vjehrrit, ku gjendej edhe bashkëshortja e tij, e cila ishte larguar nga banesa një ditë më parë”.

“Pasi ka thirrur në emër bashkëshorten dhe kjo e fundit doli në ballkon, ai ka nxjerrë bidonin 1.5 litërsh me benzinë dhe është spërkatur bashkë me të dy fëmijët”.

“Policia, e cila ishte njoftuar më parë, i bëri thirrje të mos e kryente veprimin e gabuar pasi po rrezikonte fëmijët, por ai nxori çakmakun. Sapo ka tentuar ta ndezë atë, ai është kapur prej efektivëve”.

“Babai është transportuar më tej për në polici, së bashku me fëmijët. Në vendin e ngjarjes shkoi edhe nëna e 40-vjeçarit, e cila i kërkoi të merrte fëmijët, ndërkohë që vjehrra e tij dëshmon se ai është i alkoolizuar”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...