Skenderaj reagon: Mos hyni në gjynah me ne!

Volejboll

Skenderaj reagon: Mos hyni në gjynah me ne!

Nga: K. G. Më: 23 dhjetor 2018 Në ora: 13:37
Skenderaj reagon: Mos hyni në gjynah me ne!

Klubi i volejbollit Skenderaj ka reaguar ashpër në lidhje me shpalljen e më të mirëve në Komunën e tyre. “Tash e 14 muaj jemi i vetmi klub i diskriminuar nga institucionet komunale duke mos na përkrahur financiarisht as edhe një cent, ndërsa gjatë zgjedhjes se sportistit të vitit 2018 klubi ynë më qellim e mori diskriminimin e radhës duke i mohuar sukseset tona ekipore dhe individuale që janë dukshëm me te larta se të gjitha sportet tjera në komunën tonë, pa dashur të nënvlerësojmë askënd.

Një pyetje kemi: Cili është kriteri i përzgjedhjes së sportistit të vitit?

Duke e marr parasysh qe ne jemi nënkampion i Kosovës, lojtaret tona kanë me dhjetëra lojë ndërkombëtarë në volejboll si përfaqësuese të shtetit të Kosovës, ku për një vit të plotë 2017-18 Elvira Bajraktari, Zyla Kadriu bashkë me shoqet e ekipit të KV Skenderaj i ka hiq me pak se 8 ndeshje ndërkombëtare kundër shteteve me te forta të Botës, siç janë, Turqia, Bullgaria, Zvicra, Suedia, Estonia, Rumania, Mali i Zi, Beshiktash, etj, atëherë kjo është më se e qartë se sukseset tona janë pengës për përgjegjësit e sportit në komunën tonë, duke vepruar sipas porosisë dhe duke hyrë në gjynah me djersën dhe sukseset e sportisteve të suksesshëm.

Kështu ndodh kur sportisti i vitit zgjidhet nga drejtori politik duke mos formuar komision profesional dhe duke mos i shikuar fare kriteret, por vendos me xhelozi dhe inat.

Ne si klub e urojmë fituesin dhe e përkrahim moralisht sepse jemi të gjithë përkrahës të njeri tjetrit, vëllezër dhe motra të njeri tjetrit, por sukseset dihen qartë se kujt i takojnë”, reagon KV Skenderaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat