Vildanja ia bëri 8:2 trajnereve tjera! - Bota Sot
Vildanja ia bëri 8:2 trajnereve tjera!

Volejboll

Vildanja ia bëri 8:2 trajnereve tjera!

Nga: K. G. Më: 30 dhjetor 2018 Në ora: 13:33
Vildanja me numër 9

Stinori vjeshtor nuk pritej se do të dominohej nga Kastrioti i Ferizajt. Volejbollistet ferizajase dëshmuan lojëra shumë të mira dhe nga nëntë ndeshje shënuan tetë fitore e pësuan një humbje, duke u stolis me titullin vjeshtor, me gjithsej 25 pikë, dy më shumë se Skenderaj dhe tri se Drita nga Gjilani.

Trajnerja Vildane Jashari me punën e saj ndërtoi një lojë kompakte dhe që dha frytet e saja. Vildanja është shembulli më i mirë se si punohet dhe në fakt ia bëri 8 me 2 trajnerëve tjerë. Është femra më e suksesshme si trajnere në sportin skofiar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat