Katër skuadra luftojnë për titull në volejbollin femëror - Bota Sot
Katër skuadra luftojnë për titull në volejbollin femëror

Volejboll

Katër skuadra luftojnë për titull në volejbollin femëror

Nga: K. Goca Më: 2 janar 2019 Në ora: 12:22
Pamje nga një ndeshje

Stinori vjeshtor siç duket ka qartësuar gjithçka se cilat nga klubet do të luftojnë për titullin e kampionit në Superligën e Kosovës (femrat). 

Disa nga njohësit e volejbollit kanë deklaruar se vetëm katër skuadra i shohin në garë për titull dhe jo të tjerat, ndërsa Prishtina nuk shikohet si e denjë për katër vendet e para, por për këtë klub është sukses që është në vend të pestë përkatësisht në mesin e tabelës me 14 pikë, apo ka arritur më shumë se sa është pritur pikë.

Klube që llogariten për titull janë Kastrioti i Ferizajt, kampione vjeshtore me 25 pikë, Skenderaj (23), Drita nga Gjilani (22) dhe M Technolegie (20).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat