Martiri: Vajzat nuk m’u përgjigjën...

Volejboll

Martiri: Vajzat nuk m’u përgjigjën...

Më: 10 janar 2019 Në ora: 12:45
Shqipëria

Ekipi kombëtar në volejboll për femra ka bërë një fazën në grupe për kualifikimin në kampionatin evropian për t’u harruar. Kjo mund të thuhet me plotë gojë pas një zhgënjimi me 6 ndeshje të humbura dhe asnjë set të fituar në këtë garë. 

Kjo mund të justifikohet disi nga përvoja dhe përbërja e re e grupit pasi ekipi kombëtar po ristrukturohet. Trajneri i tyre, Altin Martiri,  pas mbylljes së këtij “kapitulli” ka preferuar të qëndrojë me “këmbë në tokë” duke thënë që ky ishte kompeticion i dobët dhe se vajzat në ndeshjen e fundit nuk i janë përgjigjur ashtu siç priste: 

“Unë u bë viti i tretë që drejtoj ekipin kombëtar të femrave. Ne normalisht dimë sesi të ngrihemi sepse kur e mora ekipin kombëtar, ishte një ekip i pa grumbulluar prej disa vitesh, dhe për tre vjet ditëm të fitonim trofe dhe besoj trofe të rëndësishëm. Kjo jo për të justifikuar këtë kompeticion të fundit që për mua jo vetëm nuk ishte i mirë, por do e thoja me plotë gojë që ishte kompeticion i dobët.“

“Por sigurisht ekipi shqiptar, si çdo ekip tjetër kur arrin kulme do të ketë luhatje, por e rëndësishme është të dimë rrugën sesi do të ri-ngrihemi. Më vjen keq se vajzat sot nuk m’u përgjigjen për atë që unë prisja.”

“Ekipi kroat është vendi i parë në grup, ekip shumë i mirë me shumë trofe dhe gara në arenën ndërkombëtare, por do doja një reagim tjetër nga vajzat. Megjithatë mosha e tyre e justifikon disi dhe le ta shohim si një eksperiencë që do të na vlejë në të ardhme.”

“Ne sot kemi fituar vajzat e reja që besoj se në kompeticione të tjera duke iu bashkuar edhe vajzave që nuk ishin do të jenë shumë më tepër kompetitive".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat