Pesë klubet e Superligës negociojnë me volejbolliste! - Bota Sot
Pesë klubet e Superligës negociojnë me volejbolliste!

Volejboll

Pesë klubet e Superligës negociojnë me volejbolliste!

Nga: Kemajl Goca Më: 11 janar 2019 Në ora: 11:33
Pesë klubet e Superligës negociojnë me volejbolliste!

Të gjithë në heshtje, por merret vesh se pesë klubet që pretendojnë trofe, si Kastrioti i Ferizajt, Skenderaj, Drita nga Gjilani, Technologie Prishtina, Prishtina F, po bisedojnë tinëzisht me disa nga volejbolliste.

Superliga e femrave këtë sezon paralajmërohet të jetë më e forta në periudhën e pasluftës, në gara për trofe janë 5-6 ekipe dhe se nuk do te dihet kush kënd do ta mund. Afati kalimtar përfundon me 31 janar dhe qysh tash janë paralajmëruar përforcime në shumicën e 6 ekipeve.  

Raportohet nga disa burime jozyrtare se në federatë disa klube, si Kastrioti, Prishtina F. Technologie Prishtina, kanë shpreh interesim për lojtare ndërkombëtare për t’i regjistruar. “Disa klube ekziston mundësia të bëjnë ndryshime edhe te trajnerët”, tha një burim për gazetën “Bota sot”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...