Prishtina F që sundohet nga femra, në presion.... - Bota Sot
Prishtina F që sundohet nga femra, në presion....

Volejboll

Prishtina F që sundohet nga femra, në presion....

Nga: K. Goca Më: 15 janar 2019 Në ora: 11:47
Pamje nga stërvitja e Prishtina F.

Lakmohet pozita e katërt e elitës së volejbollit të Kosovës në konkurrencën e femrave, por të arritur në këtë nivel duhet goxha punë e madhe dhe përforcime për Prishtina F, e cila ka nisur përgatitjet për edicionin pranveror.

Deshëm apo nuk deshëm, rivalja më e madhe sportive e tyre është Technologia Prishtina. Prishtina F. aktualisht mban vendin e pestë me 14 pikë, 6 pikë me pak se Technologia Prishtina, kjo e fundit ka një përparësi të pikëve, por paralajmëron edhe përforcime. Prishtina F. që sundohet nga femrat, e ka presionin se si të arrijnë në vend të katërt, që për dikë do të jetë e paarritshme, kur merren parasysh se ekipet tjera kanë lojtare mjaft të mira.

Prishtina F. nuk e ka ndërmend të dorëzohet, por synojnë të ngjiten sa më lartë. Në presion të madh apo drithërues është edhe trajnerja edhe kryesia, sepse sigurisht se do të janë të pakënaqur me pozitën aktuale ose me kalimin e javëve do të ngritin lartë flamurin e bardhë në luftë për titullin e kampionit!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...