Në përgatitjet edhe me fëmijë në Prishtina F

Volejboll

Në përgatitjet edhe me fëmijë në Prishtina F

Nga: K. G. Më: 17 janar 2019 Në ora: 11:22
Në përgatitjet edhe me fëmijë në Prishtina F

Atmosfere pune në klubin e volejbollit Prishtina F, e cila nuk heq dorë nga synimet e saja, në luftë për katër vendet e para dhe që shpie direkt në garat e përfundimtares, për të kërkuar titullin e kampionit.

Image

Në stërvitje janë edhe fëmijët, aty shihet trajnerja Ganimete Gërbovci dhe një lojtare tjetër, për çka dëshmon se synimet e tyre janë këtyre fëmijëve t’ua fusin në gjak volejbollin, që në të ardhmen të janë emra të mëdhenj. Punohet me përkushtim dhe pak merren me të tjerët.

Image

Siç merret vesh është një plan i fshehur edhe për afatin kalimtar dimëror, për faktin se drejtori i klubit Mehdi Mehmeti dhe trajnerja bisedojnë tinëzisht me disa nga lojtaret të Superligës por edhe nga shtetet e jashtme.  A do të realizohen apo jo këta negociata  me disa nga lojtaret, do të shihet në fund të afatit kalimtar!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat