Mehmeti: Subvencionet ndahen pa kurrfarë kriteri! - Bota Sot
Mehmeti: Subvencionet ndahen pa kurrfarë kriteri!

Volejboll

Mehmeti: Subvencionet ndahen pa kurrfarë kriteri!

Nga: Kemajl Goca Më: 17 janar 2019 Në ora: 16:58
Mehmeti: Subvencionet ndahen pa kurrfarë kriteri!

Prishtina – F ka ambicie që të përforcohet njëkohësisht pretendon të paktën ta fitojë Kupën e Kosovës në konkurrencën e femrave në volejboll. Megjithatë nuk janë edhe shumë të ngarkuar në trofe, se sa të krijojnë një ekip stabile për shtigje të gjata dhe të janë model edhe për ekipet tjera. Puna me përkushtim, me profesionalizëm e disiplinë të lartë e trajneres Ganimete Gërbovci, ish volejbolliste me përvojë e kombëtares së Kosovës, gjithsesi se është edhe shembull për trajnerët e elitës.  Drejtori i klubit Prishtina F. Mehdi Mehmeti flet për vështirësitë që kanë pasur në vjeshtë dhe për një ndihmë simbolike që morën nga KK e Prishtinës. Prishtina – F përfundoi në vend të pestë me 14 pikë gjatë vjeshtës, por ka ambicie të mëdha që të futen edhe në katërshen e parë, nëse arrijnë t’i sjellin disa përforcime nga jashtë!

“Bota sot”: Si e sheh Prishtina - F për pjesën e dytë të kampionatit?

Mehdi Mehmeti: Prishtina - F gjendet në vendin e 5-të dhe shpresojmë që klubi jonë është organizuar mjaft mirë si në kryesi po ashtu edhe në shtabin teknik. Prej të hënës kemi fillua përgatitjet kondicionale. Klubi dhe kryesia e klubit angazhojë Feta Selimin anëtare të kryesisë së klubit, njëherit tani ajo u përzgjodh si trajnere kondicionale. Feta është instruktore në policinë e Kosovës në përgatitjen fizike.   Në vitin e kaluar klubi jonë nuk ishte mirë i përgatitur fizikisht, në mungesë të ushtrimeve të përditshme, tani ky problem është i zgjedhur, ushtrojmë pesë herë në javë nga dy orë efektive. Problemi tjetër për klubin tonë ishin financat, për dy vite kemi marrë subvencion nga komuna vetëm 3 mijë euro. Kur dihet se në Superligë marrin pjesë në gara edhe ekipi i të rejave në paralojë domethënë për 30 lojtare dhe shtabin teknik janë krejt 3.000 euro!     Politika e ndarjes së subvencioneve nuk ndahet në mënyrë të drejt dhe pa kurrfarë kriteri, le të jetë në nder të tyre.

“Bota sot”: Prishtina-F ngec për 6 pikë nga pozita e katërt, M-Technologia, por sa janë gjasat për të arritur këtë pozitë?

Mehdi Mehmeti: Angazhimi i kryesisë së klubit dhe angazhimi i shtabit teknik si dhe shpresa jonë që të angazhojmë ndonjë lojtare nga jashtë do ta rregullojë pozitën tonë në tabelë. Jemi në negociata me disa lojtare nga Kina, Kuba dhe Brazili, shpresojmë se dy lojtare do të mundemi ti kemi gjatë këtij kampionati.

“Bota sot”: Flitet për disa përforcime, a besoni se do të janë të duhurat e që mund të luftoni për titull?

Image

Mehdi Mehmeti: Siç Ju thashë më lartë, jemi në negociata dhe dy lojtare do të plotësojnë vendet ku kemi çalua në stinorin e kaluar.

“Bota sot”: Cilat skuadra i sheh në garë për titull?

Mehdi Mehmeti: Ky stinor do të jetë shumë i nxehtë, të gjitha ekipet do të përforcohen dhe prej 6 ekipeve asnjërën nuk duhet nënçmuar. M- Teknologjia sipas meje do jetë pretendete për vend të parë, duke pas parasysh se ky klub financiarisht qëndron mirë, ka edhe ekip stabile. Klubi jonë do të jetë shumë i relaksuar nëse hynë në play-off dhe jemi shumë modest në kërkesa nga lojtaret dhe shtabi teknik. Kupa është synimi jonë! Mua ma merr mendja se dy klubet nga Prishtina kanë gjasa të mëdha, edhe KV Skenderaj ma merr mendja se nuk do të bëjë gabimet si në vitet e kaluara, me një organizim më të mirë do të jetë kampion i Kosovës.

“Bota sot”: Çfarë ju shqetëson më shumë në volejbollin tonë?

Image

Mehdi Mehmeti: Shqetësimi im më i madhi ka qenë dhe do të jetë organizimi i mirëfilltë i federatës, në borde dhe këshilla profesionale nuk angazhohen njerëz me bagazh në volejboll. Mjetet të kanalizohen për volejbollin e jo për individ brenda bordit dhe komisioneve, te ju jepet prioritet të rejave dhe të rinjve dhe të sillemi si një Federatë Europiane e jo si federatë e izoluar nga Europa... Të marrim modelin nga Shqipëria, Maqedonia dhe Mali i Zi.

“Bota sot”: Ka kohë që përkushtoheni me volejboll, më shumë i dhatë apo i morët?

Mehdi Mehmeti: Më bëri të qeshi kjo pyetje e juaj e fundit. Nëse mendoni materialisht kur asnjë cent nuk e kam marr nga volejbolli, fitimi nga volejbolli është ky: Dy herë kampion me meshkuj dhe një here fitues i kupës dhe dy herë kampion me vajza dhe një herë fitues i kupës, këto janë përfitimet e mija nga volejbolli. Këtë klub e kam mbajt me financa nga biznesi im dhe i familjes time. Përfitime kanë zotëritë e federatës dhe anëtarët e bordeve, që lanë volejbollin në mjerim këto 20 vite.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...