Një njohje e vjetër firmos për shkodranët

Volejboll

Një njohje e vjetër firmos për shkodranët

Më: 26 janar 2019 Në ora: 17:47
Yauheni Misiyuk

Skuadra e Vllaznisë në volejboll për meshkuj nuk ndalet në merkaton e dimrit. Pas transferimit të volejbollistit bjellorus Yauheni Misiyuk pak ditë më parë, sot ka mbërritur në Shkodër edhe malazezi Vuk Medenica. Ky është një lojtar i njohur në kampionatin shqiptar, pasi ka luajtur më parë edhe me Teutën e Studentin. Një volejbollist që në Shqipëri gjithnjë ka bërë paraqitje të mira, madje edhe është shpallur kampion.

Vllaznia ka bërë një paraqitje të shkëlqyer në fazën e parë të kampionatit, duke i fituar të gjitha ndeshjet dhe kryeson renditjen me 22 pikë, po aq sa edhe Erzeni. Gjithsesi, shkodranët kërkojnë të përsëritin suksesin e dy viteve më parë, kur shpalleshin kampionë të Shqipërisë, ndaj kanë vendosur të investojnë dhe i janë drejtuar merkatos. Vuk Medenica është një lojtar që e njeh mirë kampionatin tonë, një shuter me përvojë dhe shtatlartë, 1.95 metra i gjatë.

Me afrimin e dy volejbollistëve të huaj, Vllaznia është përforcuar ndjeshëm, duke konfirmuar edhe pretendimet e saj për fitimin e të dy trofeve: Kampionatit dhe Kupës së Shqipërisë. Lojtarët e mbërritur do të përforcojnë edhe më shumë skuadrën kuqeblu, që synon të shkruajë sërish historinë e volejbollit shqiptar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat