Prishtina F. fut në presion ekipin e Naser Krasniqit!?

Volejboll

Prishtina F. fut në presion ekipin e Naser Krasniqit!?

Nga: K. G. Më: 29 janar 2019 Në ora: 12:00
Raffaela Richinho, Ganimete Gërbovci Ana Clara Saldanha

Parashikohet pranverë më e nxehtë në elitën e volejbollit të Kosovës, në konkurrencën e femrave. Dy përforcimet e fundit që ka bërë Prishtina ka futur në presion pothuajse të gjitha ekipet që pretendojnë titullin, si Dritën, Kastriotin, Skenderajn, e sidomos Technologie Prishtina Voley, që udhëhiqet nga Naser Krasniqi. 

Në presionin e aspektit sportiv, sepse Technologie nuk e ka qetësinë as të sigurt vendin e katërt, ani se ka 20 pikë e 6 pikë më shumë se Prishtina.  

Raportohet se Prishtina F me përforcimet që ka bërë me brazilianet Raffaela Richinho e Ana Clara Saldanha, do të jetë kockë e fortë për ekipet dhe madje pretendon njërin nga trofetë. Tani edhe ekipet tjera mendojnë shumë më shumë, sepse i pret një betejë e vështirë në pranverë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat