Kamerunasja mund të mos vijë shkaku i kushteve në Skenderaj - Bota Sot
Kamerunasja mund të mos vijë shkaku i kushteve në Skenderaj

Volejboll

Kamerunasja mund të mos vijë shkaku i kushteve në Skenderaj

Nga: Kemajl Goca Më: 1 shkurt 2019 Në ora: 15:26
Kamerunasja mund të mos vijë shkaku i kushteve në Skenderaj

Pasuesja Koulla Henriette Nadege, reprezentuese e Kamerunit, ende nuk dihet se a do t’i bashkohet apo jo Skenderajt! Trajneri i Skenderajt, Ylli Kadriu, tha se po presin që volejbollistja t’i bashkohet ekipit. “Jemi me fat që kemi arrit marrëveshje me të dhe me një kosto të mirë.

Ajo nuk ka ardhur akoma sepse ne jemi duke pritur nga disa persona për të na dalë në ndihmë rreth kostos se saj. Deri me tani nuk kemi marr ndonjë përgjigje nga ta dhe përderisa nuk i kemi mjetet e sigurta 100 për qind,  nuk mund ti themi të vije në Skenderaj.  Mbesim me shpresë se dikush që na del në ndihme”, thotë Kadriu për gazetën kombëtare “Bota sot”. 

Kadriu ka kërkuar ndihmë te disa kompani por edhe nga deputetët të cilët janë në parlament dhe janë nga Skenderaj, por asnjë nuk është përgjigjur pozitivisht deri me tani për ndihmë. “Edhe pse Klubi ju takon atyre po aq sa neve dhe gjithmonë e kanë kërkuar ndihmën për vota nga klubi ynë kur mbahen zgjedhjet”, ka thënë Kadriu.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...