Kryetrajneri i kampionit vjeshtor Prishtina Volley-M, Xhavit Kajtazi, shprehet se duhet që volejbollistët e rinj të përfshihen sa më shumë në skuadrat e seniorëve.
“Sa i përket të rinjve, do të kisha pasur shumë dëshirë që ata të përfshihen sa më shumë në skuadrat e seniorëve. Mirëpo po duket se titulli na ka joshur më shumë se sa ardhmënia e volejbollit. Po duket se skuadrat tona nuk po kanë durim për t'iu kthyer së ardhmes dhe po duan të luajnë sot për nesër”, thotë Kajtazi për gazetën kombëtare “Bota sot”.