Në ethe Skenderaj, Prishtina F. Drita e M-Technologie

Volejboll

Në ethe Skenderaj, Prishtina F. Drita e M-Technologie

Nga: K. Goca Më: 8 shkurt 2019 Në ora: 13:45
Pamje nga një ndeshje

Të shtunën dhe të dielën do të zhvillohet java e parë me sistem të ri të Superligës së Kosovës në volejboll (femrat e meshkujt). Gjashtë skuadrat e para të Superligës qoftë të femrat qoftë të meshkujt e përbëjnë Superligën A, ndërsa Superliga B përbëhet me gjashtë skuadra (katër të fundit të Superligës së bashku me dy të parat e Ligës së parë).

 Në konkurrencën e femrave, spikatin ndeshjet kryesore në mes Skenderajt dhe Prishtinës F., si dhe Dritës nga Gjilanit e M-Technologie nga Prishtina. Trajneri Ylli Kadriu i Skenderajt dhe Ganimete Gërbovci e Prishtina F., synojnë të startojnë me fitoren në pjesën e dytë të kampionatit, sikurse Lorika Ilazi me Dritën dhe Naser Krasniqi me M-Technologie.

Në ethe Skenderaj, Prishtina F. Drita e M-Technologie. Pikët e skuadrave nuk ndryshojnë, janë ato të pjesës së parë të kampionatit.  Në fund të kampionatit zhvillohet garat e play-off-it, pra mes katër skuadrave që renditen në katër vendet e para. Ndërkaq, nga Superliga B bien dy skuadra, të tjerat mbeten pjesë e Superligës për edicionin e ri. “Luftë” e ashpër do të zhvillohet në konkurrencën e femrave pas përforcimit të shumë skuadrave, duke mos e lënë anash edhe ‘luftën’ në konkurrencën e meshkujve. Java e parë do të sjellë mjaft ndeshje interesante”, thuhet nga FVK.

Në Superligën A (femrat), e diel-takohen: Kastrioti-Feronikeli (18.00), Skenderaj-Prishtina F. (18.00) dhe Drita-M Technologie (19.00). Të meshkujt Superliga A, e shtunë: Theranda-Drenica (17.30), kurse të dielën: Prishtina Volley-Vëllaznimi (13.00) e Luboteni-Peja (20.00).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat