Mehmeti nervoz: Për dikënd nënë për dikënd njerkë

Volejboll

Mehmeti nervoz: Për dikënd nënë për dikënd njerkë

Nga: K. G. Më: 12 shkurt 2019 Në ora: 17:46
Mehmeti nervoz: Për dikënd nënë për dikënd njerkë

Drejtori sportiv i klubit të volejbollit Prishtina F. Mehdi Mehmeti, është nervozuar me disa nga vendimet që vijnë nga komisionet përkatëse të Federatës së Volejbollit të Kosovës. “Filloi kampionati i volejbollit në Superligë. Klubet të organizuara po dalin ma të organizuara se federata. Mikpritja nga KV Skenderaj kurrë nuk ka munguar, një publikë i organizuar me tupana me një sjellje fenomenale pa asnjë fyerje anonin për klubin e tyre. Këto organizime të mirëfillta i sheh vetëm te klubet, gjatë zhvillimit të lojës së bashku me mua dhe dashamirët e volejbollit qëndronte lojtarja Leonita Hoxha. Shtrohet pyetja pse ajo nuk ishte ne lojë me lojtaret tjera?! Falsifikatorët e federatës regjistruan 4 lojtarë fallcë te femrat dhe meshkujt. Vallë a kanë mujtë këta falsifikator ta regjistrojnë edhe LEONITEN në mënyrë të njëjtë si DJALIN E KRYETARIT TË FEDERATËS, Djali i kryetarit për një edicion luajti për 2 klube, dhe të njëjtit ju mundësua kalimi në këtë afat kalimtar .SHKELJE FLAGRANTE E RREGULLORES SË FVK-ës.

Njëjtë është edhe me një lojtare tjetër e cila është regjistrua në mënyrë JO TË RREGULLT për këtë edicion. Nuk është hera e parë që kjo federatë shkel rregulloret e FVK-ës. Po dalin krejt ato çka kemi shkrua ma parë, se në krye të kësaj federate janë FALLCIFIKATORËT dhe HAJDUTËT E NDJERSES SË SPORTISTËVE. Po në këtë shoqëri po më duket se ashtu duhet të veprosh që të mbash karrigen dhe mos të këputesh ZINGJIRIN. Kësaj i thonë për dikend nënë e për dikend njerkë”, shkruan Mehmeti. Është interesant kur Mehmeti thotë, falsifikatorët, shtrohet pyetja, përse ai nuk i dërgon në prokurore këto nëse janë fakte! Kjo është çështje e tij!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat