Gjinovci: Nga çdo ndeshje identifikojmë nivelin e disa lojtarëve

Volejboll

Gjinovci: Nga çdo ndeshje identifikojmë nivelin e disa lojtarëve

Nga: K. Goca Më: 15 shkurt 2019 Në ora: 18:15
Gjinovci: Nga çdo ndeshje identifikojmë nivelin e disa lojtarëve

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës në volejboll për meshkuj, Bahri Gjinovci, tha se çdo ndeshje miqësore është e mirëseardhur, sidomos me Shqipërinë që luhet nesër në orën 17.00 në palestrën e sportit “Shani Nushi” në Gjakovë.

“Çdo ndeshje miqësore për ne do të shërbej në të mirë të kombëtares tonë, nga çdo ndeshje identifikojmë nivelin e disa lojtarëve të rinj që i kemi angazhuar për këtë miqësore të cilët bëjnë moshën mesatare 20 vjet, ku besoj që do të jenë e ardhmja e Kombëtares. Besoj në lojë të mirë dhe në fitore.

Kombëtarja jonë në të ardhmen do të jetë më ndryshe, ne e dimë nivelin e cilësisë së volejbollit në Evropë dhe botë, sepse kemi qenë pjesëmarrës dhe e kemi pa nga afër, me gjeneratat e reja që janë duke ardhur, dhe këtyre gjeneratave kur ti bashkohen disa emra që mund të jenë pjesë e kombëtares tonë dhe që për momentin luajnë në shtete të ndryshme, besoj që shumë shpejt do të transformohemi dhe të jem pjese e nivelit Evropian”, tha Gjinovci për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Në fund Gjinovci tha: “Kemi bërë një kombinim të U-20 me kombëtaren A, sepse edhe ata të Shqipërisë janë kombinim i njëjtë U-20 me A”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat