Nënkryetari i Konfederatës Evropiane në Kosovë! Ibrahimi: Sot është një rast i veçantë - Bota Sot
Nënkryetari i Konfederatës Evropiane në Kosovë! Ibrahimi: Sot është një rast i veçantë

Volejboll

Nënkryetari i Konfederatës Evropiane në Kosovë! Ibrahimi: Sot është një rast i veçantë

Më: 15 shkurt 2019 Në ora: 18:24
Nënkryetari i Konfederatës Evropiane në Kosovë! Ibrahimi: Sot është një rast i veçantë

Në Kosovë është duke qëndruar nënkryetari i Konfederatës Evropiane të Volejbollit (CEV), Ozkan Mutlugil, i cili paraditen e  së premtes është pritur nga zv.ministrja e MKRS-së, Leonora Morina-Bunjaku, me të cilën ka biseduar rreth bashkëpunimit ndërmjet CEV-it deh MKRS-së.  Ndërkohë, nën përcjelljen e kryetarit të FVK-së, Abedin Ibrahimi dhe sekretarit të përgjithshëm të FVK-së, Valon Nikqi.  Mutlugil e ka vlerësuar lart punën që po bëhet në FVK, teksa ka thënë se në këtë federatë është duke u punuar shumë. “Presidenti Ibrahimi dhe ekipi i tij po punojnë shumë në zhvillimin e volejbollit në Kosovë dhe natyrisht ne si CEV do ta tregojmë respektin për një federatë’, ka thënë Mutlugil.

Tutje, numri dy i CEV-it, është shprehur të dijë shumë për aktivitetet që po i mban FVK-ja, duke thënë: “I dimë të gjitha aktivitetet e volejbollit që zhvillohen në Kosovë dhe besoj që në të ardhmen FVK do të ketë rezultate të shpejta në të ardhmen. Për CEV-in është e rëndësishme që federatat të jenë aktive’, vazhdoi Mutlugil.

Ai më pas foli edhe ëpr vizitën që i bëri Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ku ishte pritur nga zv.ninistrja Leonora Morina-Bunjaku. “Sot e vizitova MKRS-në dhe e ndjeva fokusin që e ka ministria për ta ndihmuar sportin. Ne do ta garantojmë mbështetjen për volejbollin e Kosovës së bashku me autoritetet lokale dhe mbështetjen e qeverisë”, përfundoi Ozkan Mutlugil.

Nga ana e tij, Ibrahimi, u ndje i lumtur që FVK-në po e viziton një personalitet i njohur dhe i rëndësishëm i volejbollit, evropian, siç është Ozkan Mutlugil. “Sot është një rast i veçantë pasi federatën  tonë po e viziton nënkryetari i Konfederatës Evropiane të Volejbollit dhe kemi nderin  dhe kënaqësinë ta presim atë. Viteve të fundit kemi pasur ngritje të nivelit të volejbollit gjë të cilën e tregon edhe ngritja jonë në rangimin e federatave”, tha Abedin Ibrahimi.

Në fund, sekretari i FVK-së, Valon Nikqi, tha se vetë prania e nënkryetarit të CEV-it dëshmon për përkrahjen e FVK-së nga shtëpia më e madhe e volejbollit evropian: “Prania e nënkryetarit të CEV-it këtu e dëshmon përkrahjen e Konfederatës Evropiane të Volejbollit për volejbollin e Kosovës. Viti 2019 do të jetë vit i shumë aktiviteteve ndërkombëtare në volejboll dhe në volejbollin në rërë”, tha Nikqi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...