Trajnerja e Kosovës e skuqur nga surpriza

Volejboll

Trajnerja e Kosovës e skuqur nga surpriza

Më: 21 shkurt 2019 Në ora: 19:32
Trajnerja e Kosovës e skuqur nga surpriza

Një surprizë apo jo për trajneren e Prishtina F. e cila pretendon trofe në volejbollin e Kosovës. Fjala është për Ganimete Gërbovcin e cila në një formë mbetet e befasuar nga tortja që ia sollën volejbollistet e saja. Si ndodhi befasia?

Image

Ganimetja ka pasur datëlindjen dhe volejbollistet e kanë nderuar fort mirë, madje duke shkruar mbi tortë me shkronja të mëdha: “HBD trajnere”.

Image

Volejbollistet e uruan me zemër dhe me bindje se në fund të edicionit do ta fitojnë Kupën ose titullin e kampiones së Kosovës.

Image

Në një moment, Ganja u skuq nga surpriza, sepse nuk e kishte pritur, por në anën tjetër iu ka rritur adrenalina.

Dhe krejt në fund, KV Prishtina F. është klub që dominohet nga femrat edhe si kryesi e klubit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat